Rudina Xhunga vonoi po nuk harroi të përgjigjet për deklaratën e Monika Kryemadhit: S’kam çiflig e s’kam pallate
Rudina Xhunga udhëton me podcast-et e saj për Shqipërinë në vende të ndryshme! Dhe në podcast-in e radhës, “Shqiptarë të mrekullueshëm”, ajo përmes vargjeve të poezisë flet për Peshtanin, e mbase nuk e ka përgjigje të drejtpërdrejtë, e mbase as të planifikuar, po le te themi që këto vargje poezie të lidhen me deklaratën e Kryemadhit në ditën e protestës kur me gazetarët tha se bashkëshorti i Xhungës, Dritan Hila, ka prona në Durrës.
“S’kam ciflik e s’kam pallate, s’kam dyqan me 7 kate. Po e dua Shqiperine, per nje stan ne Trebeshine...Dritare ne Laberi. Nga Peshtani, ne Cajup, sonte live FB, ora 22:00”, shkruan në postimin e saj Xhunga.
Hila reagoi duke thënë se ishin të gjitha ‘fake’ dhe se do ta padiste për shpifje Kryemadhin. Rudina nuk bëri asnjë koment dhe vazhdoi punën e saj me “Shqiptarët të mrekullueshëm”, ku herë pas herë iu flet edhe shqiptarëve të tjerë.