Aktualitet

Rusia ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të kartës së OKB-së

Rusia ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të kartës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden deklaroi sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Rusia ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të OKB-së, me luftën e saj mizore dhe të paprovokuar në Ukrainë. Ai tha se lufta është një veprim që shkel atë çka kjo organizatë përfaqëson, ndërsa u kërkoi aleatëve që të bashkohen për të qëndruar në solidaritet, në mbështetje të rezistencës ukrainase.

Rusia ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të kartës

Ndërsa dënoi me forcë sulmin 7-mujor të Rusisë, Biden tha se raportet e krimeve ruse kundër civilëve në Ukrainë duhet të tmerrojnë të gjitha vendet. Ai tha se kërcënimet e fundit për përdorim të armëve bërthamore kundër Europës të Presidentit rus Vladimir Putin është një shkelje flagrante e përgjegjësive të Rusisë si nënshkruese e Traktatit që ndalon përdorimin dhe përhapjen e armëve bërthamore.

Rusia ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të kartës

“Një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së sulmoi fqinjin e tij, u përpoq të fshinte një shtet sovran nga harta. Rusia ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të kartës së OKB-së. Ne do të solidarizohemi kundër agresionit të Rusisë”, tha ai para të pranishmëve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Rusia ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të kartës

Biden u bëri thirrje të gjitha vendeve, qofshin ato demokratike apo autokrate, që të dënojnë sulmin rus e të ndihmojnë përpjekjet e Ukrianës për të mbrojtur veten.

Rusia ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të kartës

Në punimet e sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuaa merr pjesw edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Rama mori pjesë sot në një prej takimeve të nivelit të lartë ku u diskutua po ashtu për luftën në Ukrainë dhe sulmet kibernetike, përfshirë dhe sulmet e shumëfishta ndaj Shqipërisë.