Aktualitet

Rusia pretendon se mes mercenarëve nga e gjithë bota në Ukrainë u angazhuan dhe 150 shqiptarë

Rusia pretendon se mes mercenarëve nga e gjithë bota në

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një listë me statistika për mercenarët të huaj që sipas saj po luftojnë në Ukrainë. Shifrat e Ministrisë ruse të Mbrojtjes janë publikuar edhe në faqen e “Facebook” të ambasadës ruse në Tiranë.

Rusia pretendon se mes mercenarëve nga e gjithë bota në

Nga të dhënat e tyre rezulton se i janë bashkuar luftës në Ukrainë 150 shqiptarë, nga të cilët, sipas autoriteteve ruse, 42 janë vrarë, 40 janë rikthyer në Shqipëri, ndërkohë që vijojnë të jenë ende në luftë 68 të tjerë.

Rusia pretendon se mes mercenarëve nga e gjithë bota në

Por kjo listë ka ngjallur menjëherë reagime në vendin tonë. Ish-Kryeministri Pandeli Majko në një postim në Facebook shkruan se njoftimi i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri për shqiptarët e vrarë (sipas Rusisë) është një akt i papërgjegjshëm.

Rusia pretendon se mes mercenarëve nga e gjithë bota në

“Ambasada e Federatës Ruse ka nxjerr njoftimin për shqiptarët e vrarë (sipas saj) nga ushtria ruse në Ukrainë. Ky është një akt i papërgjegjshëm. Duke i bërë të tjerët të kenë frikë nga ty nuk e ndryshon atë që je në të vërtetë”, shkruan Majko.

Një listë e tillë me të ashtuquajtur mercenarë të angazhuar nga gjithë bota, është cilësuar si një manovër e Moskës zyrtare pas një dështimi të Ushtrisë së Federatës së Rusisë në Ukrainë.