Aktualitet

Ryshfet për të mos ushtruar kontrolle, SPAK përfundon hetimet për ish-drejtorin dhe specialistin e Tatimeve në Korçë

Ryshfet për të mos ushtruar kontrolle, SPAK përfundon hetimet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për ish-drejtorin e Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi.

Sipas njoftimit të SPAK njofton hetimet kanë provuar akuzat dhe tashmë e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-drejtori i Tatimeve dhe specialisti Bardhoshi akuzohen se kundrejt ryshfetit u premtonin disa subjekteve për të shmangieve të detyrimeve tatimore  apo për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatim shkeljesh.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.213 viti 2020, në ngarkim të të pandehurit Thoma Tontonozi ish Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë dhe Stjuart Bardhoshi ish-punonjës në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë. Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, të pandehurit Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera u provua se të pandehurit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës. Në datën 04.11.2020 çështja penale në ngarkim të të pandehurve Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton SPAK.