Aktualitet

Sa % e popullsisë shqiptare do të bien në kontakt me virusin

Sa % e popullsisë shqiptare do të bien në kontakt me virusin

Nëse respektohen masat atëherë 30-40% e popullsisë do të jetë e ekspozuar nga koronavirusi, ndërsa nëse nuk respektohen do të jetë mbi 60% e popullsisë.

Sa % e popullsisë shqiptare do të bien në kontakt me virusin

I pyetur në emisionin “Opinion” sesa për qind e popullatës së Shqipërisë pritet që të infektohet, mjeku Pëllumb Pipero tha se një parashikim i tillë nuk dihet ende, por dha një përqindje sesa mund të jenë të ekspozuar.  

“Pas 2 të konfirmuar fshihen 10-15 raste të tjerë. Nuk e njohim ende gjendjen mirë. Duhen bërë më shumë testime. Ajo që mendoj unë se sa për qind e popullsisë do të bien në kontakt me virusin, jo do të infektohen, varet shumë nga respektimi i masave që ka marrë qeveria, nëse do respektohen në rastin më të keq do kishim ekspozim 30-40% të popullsisë. Nëse nuk respektohen ekspozimi do të ishte mbi 60% e popullsisë. Pra, dyfishi i ekspozuar dhe potencialisht i prekur nga virusi”, tha Pipero.