Sa emigrantë janë regjistruar deri tani për të votuar dhe cili shtet kryeson?

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi disa orë pas hapjes së aplikimit online për regjistrimin e emigrantëve që duan të votojnë ka bërë një përditësim të numrit të të regjistruarve dhe shteteve nga ku kanë ardhur aplikimet.
“Faqen e internetit të KQZ mund ta aksesojnë si nga kompjuterë dhe nga telefonat. Çdo votues nga jashtë shkon tek faqja e KQZ dhe është rubrika votues nga jashtë, në aplikacionin “PER”. Votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit, aty ka një buton ndihmë që i jep mundësi votuesit edhe duke pyetur direkt, apo të telefonojë një operator të KQZ, të komunikojë nëpërmjet watssap apo të dërgojë email, KQZ. Nga dje deri sot janë 397 kërkesa të paraqitura, 97 nga Italia, 81 nga Gjermania, 51 nga Britania, 23 nga SHBA, 18 nga Suedia, 14 kërkesa nga Franca, 11 kërkesa nga Austria, 9 nga holanda, 8 nga Zvicra, 5 nga Spanja, 3 nga Malta, 2 nga Australia, 36 nga Greqia, 10 nga Kanadaja, 6 nga Belgjika, 5 nga Finlanda, 4 nga Norvegjia, 2 nga Rumania, 2 nga Danimarka, 2 nga Irlanda, 1 nga Luksemburgu, 1 nga Hungaria, 1 nga Zambia, 1 nga Rusia, 1 nga Sllovakia, 1 nga Katari, 1 nga Qipro, 1 nga Emiratet e Bashkuara Arabe,", tha Celibashi.