Aktualitet

Sa është mundësia për t’u infektuar nëse marrim vetëm një dozë të vaksinës kundër Covid

Sa është mundësia për t’u infektuar nëse marrim

Rasti i mjekut Pëllump Pipero i cili është infektuar me Covid është kthyer në temë diskutimi, pasi është rasti i parë i konfirmuar që është infektuar pasi është vaksinuar.

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në “Open”, tregoi të dhënat e një studimi të fundit të dalë nga Izraeli, sipas të cilit mundësia e infektimit për ata që kanë marrë vetëm një dozë është 33%.

“Sa herë që përdoret fjala sekret, do ketë teori konspiracionit dhe që nuk mund të hidhen poshtë. Izraeli ka vaksinuar gjysmën e popullatës, 6.6% janë infektuar pas dozës së parë, nga të cilët, pas dozës së dytë vetëm 84 të infektuar. Kjo është e dhënë nga burime zyrtare të Izraelit. Efektiviteti i një doze të vetme është 33%, por mund të jetë edhe më poshtë. Mundësitë e infektimit janë edhe pas dy dozave, prandaj nuk janë 100% efektive. Vaksina e Pfizër është 94% efektive.”, tha Alihmehmeti.