Aktualitet

Sa familje u kompensuan për shtëpitë individuale? Ahmetaj tregon shumën dhe ata që s'i kanë marrë akoma

Sa familje u kompensuan për shtëpitë individuale? Ahmetaj tregon

Tërmeti i nëntorit shkaktoi një fatalitet për Shqipërinë, me 51 humbje jete dhe një goditje ekonomike për shkak të shembjes së shtëpive dhe dëmtimit të pallateve, që shumë prej tyre në Durrës, Krujë, Lezhë, zona të tjera dhe në Tiranë janë shpallur të pabanuara dhe duhen rindërtuar. Disa prej tyre janë rindërtuar, ndërsa ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj tregoi me shifra familjet që kanë marrë para në dorë për të rindërtuar shtëpitë e tyre individuale., ndërsa tregon se kanë mbetur vetëm 2000 përfitues të cilët janë në vlerësim e sipër nga njësitë individuale dhe 19 mijë e 795 të paguar. 

Arben Ahmetaj tha: Për rikonstruksionin, kam dërguar bashki më bashki  informacionet e detajuara, janë 27 mijë familje e 407 që përfitojnë pak më pak se 100 milionë dollarë brenda territorit dhe këtij viti, janë lidhur kontrata me emër mbiemër  me 20831 familje, 19 mijë e 795 janë paguar, dhe në dorë kanë marrë 5,44 miliardë lek, janë dhe 2 mijë përfitues në vlerësim e sipër nga njësitë individuale.