Aktualitet

Sa fëmijë janë të shtruar me Covid, doktoreshë Kuli: Kujdes, s’dimë të ketë virozë tjetër në qarkullim deri tani

Sa fëmijë janë të shtruar me Covid, doktoreshë Kuli:

8 fëmijë të vegjël nën moshën 2 vjeç janë të shtruar në pavionin e Covid tek Pediatria në QSUT. Shefja e Pediatrisë Gjeorgjina Kuli bën apel për kujdes pasi rastet e fëmijëve të infektuar dhe që kërkojnë shërbim spitalor po vijnë në rritje. Ajo thotë se asnjë simptomë nuk duhet neglizhuar, aq me tepër nga fakti se deri më tani nuk është identifikuar ndonjë virozë tjetër në qarkullim, ndaj dyshimet e para duhet të jenë për Covid.

 “Kemi 8 fëmijë bashkë me nënat që në shumicën e rasteve janë edhe ato të prekura. Kryesisht moshat e prekura janë ato nën 2 vjeç. Çdo fëmijë që ka temperaturë duhet të izolohet dhe duhet të trajtohet si potencialisht i infektuar, aq më tepër që nuk dimë për momentin të kemi ndonjë virozë tjetër në qarkullim”.

Sa fëmijë janë të shtruar me Covid, doktoreshë Kuli:

Ekspertët e shëndetit thonë se qarkullimi i virozave me ardhjen e dimrit e bën më të vështirë për të bërë dallimin mes tyre dhe koronavirusi. Forma më e mirë e mbrojtjes siaps tyre është vaksinimi kundër gripit, që për grupet e riskuara është falas.

Ndërkaq, Shqpëria është bërë pjesë e Covax, përmes një marrëveshje, për tu furnizuar me vaksina kundër Covid në momentin që ajo të dalë.