Aktualitet

Sa fond do t'i japë BE-ja Shqipërisë për rritjen ekonomike?

Sa fond do t'i japë BE-ja Shqipërisë për rritjen

Brenda fundit të vitit 2024 Bashkimi Europian do të ndajë 6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor.

Bosnja dhe Herzegovina do të marrë 1.85 miliardë euro, Serbia 1.58 miliardë, Shqipëria 922 milionë euro, dhe më tej Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të përfitojnë pjesën tjetër të fondit.

Me këtë paketë, BE-ja synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe në këtë mënyrë ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre në Europë.