Aktualitet

Sa kohë do të mbahen maskat? Kryeministri jep një parashikim

Sa kohë do të mbahen maskat? Kryeministri jep një parashikim

Nga sot maska duhet të mbahet kudo, ndryshe qytetarët do të gjobiten. Ndërsa tha se një falje tjetër të gjobave nuk do të ketë, kryeministri Rama bëri një parashikim se mbajtja e maskave do të shkojë përtej dimrit, gjë që nënkuptoi se ky detyrim do të jetë në fuqi të paktën deri në mars.

Sa kohë do të mbahen maskat? Kryeministri jep një parashikim

“Nuk duhet të niset njeri me idenë hajt se do na i falin. Këto do t’i mbajmë pak si gjatë, për shkak të dimrit, për shkak të rrezikut të shtuar që vjen nga gripi i stinës. Kush e ka parasysh këtë e kupton shumë mirë. Nuk duhet ta refuzojmë këtë me idenë se do falen gjobat. Unë e kam mbajtur sot maskën edhe në makinë, jo nga frika se do na vënë gjobë, por se duhet mbajtur në këtë fazë. Është për veten për familjen dhe për njëri-tjetrin”, tha Rama në një konferencë me gazetarët.