Aktualitet

Sa qytetarë fituan sot betejën me Covid-19?

Sa qytetarë fituan sot betejën me Covid-19?

Numri i personave që kanë fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë ka pësuar rritje.

Lajmin e mirë e bën të ditur përmes një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 115 qytetarë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, COVID19”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë, një ditë më parë u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë 103 qytetarë të shëruar duke çuar numrin total të të shëruarve nga Covid-19, në 7847.