Aktualitet

Sa personave u ka skaduar karta e identitetit? KQZ vihet në lëvizje, kërkesa për kreun e Gjendjes Civile

Sa personave u ka skaduar karta e identitetit? KQZ vihet në lëvizje,

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ka dërguar një kërkesë drejtorit të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj. Ai i ka kërkuar të dhëna zyrtare se sa është numri i qytetarëve të cilëve u ka skaduar karta e identitetit. Në letrën e bërë publike, Celibashi kërkon gjithashtu informacion se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

Letra e plotë:

Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati

I nderuar Z. Doracaj

Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do t’i ktheni përgjigje kësaj kërkese.

Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan CELIBASHI.

Ndërkaq, një ditë më parë kryeministri Rama u pyet nëse do të shtyhet afati i përdorimit të kartës së identitetit pas skadamit, për shkak se flitet për mbi 800 mijë qytetarë të cilët mund tu mohohet e drejta e votës për shkak të skadimit të kartës ID. Ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi po një ditë më parë se asnjë shqiptarë nuk do mbetet pa votuar.

Vendim zyrtar për shtyrjen e afatit ende nuk ka.

*Tiranapost.al.