Aktualitet

Sa raste me koronavirus janë aktive? Tirana mbi 2500, Gjirokastra numrin më të ulët

Sa raste me koronavirus janë aktive? Tirana mbi 2500, Gjirokastra numrin

5382 është numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë. Nga shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti Tiranë, me numër edhe më të lartë të popullsisë ka kaluar 2600 rasta aktive, me 2632 konkretisht. Ndërsa qyteti i dytë me më shumë raste aktive rezulton Durrësi, me 591.

Qarku i Gjirokastrës është ai me më pak raste aktive, vetëm 78 ndërsa qarqet e tjera i kanë kaluar 100.

Më poshtë keni renditjen me rastet aktive në vend:

Tiranë        2632

Durrës      591

Shkodër   391

Elbasan    318

Lezhë      305

Korçë      252

Fier        244

Vlorë      198

Kukës     154

Berat     112

Dibër      107

Gjirokastër  78

Edhe për nga numri i viktimave, të pacientëve që kanë humbur betejën me koronavirusin, Tirana zë vendin e parë, me 180 viktima në total nga shpërthimi i pandemisë. Qarku i Beratit është ai me më pak viktima, vetëm dy qytetarë kanë humbur jetën nga virusi Sars-Cov2.

Humbje jete 380: Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2.

Ndërkaq, numri i të shëruarve nga shpërthimi i pandemisë deri më tani është 7629.

Më poshtë keni statistikat zyrtare për nga numri i testimeve, pacientëve të shëruar dhe të rezultuar pozitivë nga shpërthimi i pandemisë.   

Testime totale 86378
Raste pozitive 13391
Raste të shëruara 7629