Aktualitet

Sa të infektuar por asimptomatikë ka aktualisht në Shqipëri?

Sa të infektuar por asimptomatikë ka aktualisht në Shqipëri?

Në Shqipëri numri në total i prekurve me koronavirus është 1212. Por aktualisht janë 269 raste aktive, nga të cilët 245 janë asimptomatikë, pra me simptoma të lehta të koronavirusit.

Shifrën e zbuloi ministrja e Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë një vizitë sot në qendrën shëndetësore nr 1 në Tiranë.

Por kush i trajton ata?

Ministrja bëri me dije, se 245 të prekurit me Covid-19 që janë asimptomatikë ose me shenja të lehta të sëmundjes po ndiqen nga 100 mjekë familje sipas zonave. Manastirliu tha se mjekët e familjes po monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

“Janë mbi 240 qytetarët të prekur nga COVID19, të cilët janë asimptomatikë ose me shenja të lehta të sëmundjes, të cilët aktualisht po ndiqen nga 100 mjekë familje, sipas zonave ku ata banojnë, për monitorimin e gjendjes së tyre shëndetësore”.

Në përditësimin e sotëm të situatës, ku u konfirmuan 15 raste të reja sot, Ministria e Shëndetit tregon dhe tabelat përmbledhëse, me rastet aktive, viktimat, të shtruarit, dhe të shëruarit. 

COVID-19 – Statistika (5 Qershor 2020)

Testime totale                         17844

Testime molekulare                15809

Testime serologjike                 2035

Raste pozitive                          1212

Raste të shëruara                       910

Raste Aktive                             269

Humbje jete                             33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           185

Krujë             22

Kamëz            14

Shkodër         14

Durrës           12

Mat                 9

Lushnje           6

Berat               2

Fier                 2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1