Saimir Tahiri lë qelinë. Pjesën e mbetur të dënimit do e shlyejë në 'arrest shtëpie'

E Premte 2 Qershor 2023, 11:44
TiranaPost
Gjykata e Elbasanit ka vendosur lirimin nga qelia të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Pjesën e mbetur të dënimit Tahiri do ta shlyejë në arrest shtëpie.
Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Pak muaj më parë iu drejtua me një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.
Gjyqtarja Matilda Fetahu ka vendosur që ish-ministri të lirohet me kusht, sepse e ka kryer pjesën më të madhe të dënimit.