Aktualitet

Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot në SPAK.

Ai ishte i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia ndërsa është thirrur në lidhje me hetimin pasuror.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli, deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë.