Aktualitet

Saimir Tahiri sa më shumë do kafshët aq më shumë kritikon njerëzit, në këtë rast e ka me ata që drejtojnë policinë

Saimir Tahiri sa më shumë do kafshët aq më shumë

Dashuria për kafshët, qentë në veçanti është tashmë e dukshme nga mënyra si poston vazhdimisht në rrjetet sociale ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Pothuajse në të gjitha fotot e tij është qeni që e shoqëron.

Saimir Tahiri sa më shumë do kafshët aq më shumë

Saimir Tahiri sa më shumë do kafshët aq më shumë

Një foto ka qarkulluar sot në rrjet, ku duket një drejtues automjeti që tërveq zvarrë me litar lidhur pas makine një qen.

Saimir Tahiri sa më shumë do kafshët aq më shumë

Saimir Tahiri sa më shumë do kafshët aq më shumë

Fotoja është e trishtë, madje edhe ish ministri e quan atë të trishtë dhe neveritëse. Ai kërkon të merren masa dhe u bën apel njerëzve që heshtin dhe atyre që kanë për detyrë të reagojnë. Në këtë rast janë sigurisht uniformat blu dhe ministria e Brendshme.

Tahiri shkruan:

E trishte dhe neveritese! Kafsha eshte ai ne timon, ata qe heshtin dhe ata qe kane per detyre te reagojne e nuk e kane bere!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

E trishte dhe neveritese! Kafsha eshte ai ne timon, ata qe heshtin dhe ata qe kane per detyre te reagojne e nuk e kane bere! #doglife #protectdogs #animalrescue #arsaalbania

A post shared by Saimir Tahiri (@saimir.tahirial) on

Policia e Durrësit ka reaguar: 

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragra 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas
neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq, nuk është vetëm kjo foto i vetmi hall i rrugëve në Shqipëri. Ditët e fundit vendi është përfshirë në një numër të madh aksidentesh që kanë marrë jetë. Të dielën në mbremje dy vajza të moshës 21 dhe 23 vjeçe humbën jetë nga një aksident fatal në dalje të tunelit të Elbasanit. Një drejtues automjeti siç u zbulua i alkoolizuar duke ecur me 160 km/h i përplasi vajzat me makinë, dy prej të cilave janë ende në spital.

Saimir Tahiri sa më shumë do kafshët aq më shumë

Të tjera aksidente kanë ndodhur. Për këdo që ka lëvizur ditët e fundit gjatë kësaj kohe nuk i ndodh shumë që të përballet me patrulla policie në rrugë. Është e pashpjegueshme se pse po mungojnë patrullat e policisë në vend. Ky po është një tjetër problem madhor i autoriteteve që nuk duhet të heshtin por duhet të lëvizin.

Ashtu si ky qen që tërhiqet zvarrë në mënyrë makabre, në mënyrë ndoshta edhe më fatale po vdesin njerëz dhe vajza e djem të rinj rrugëve të Shqipërisë.

Saimir Tahiri sa më shumë do kafshët aq më shumë

Saimir Tahiri sa më shumë do kafshët aq më shumë