Aktualitet

Sali Berisha humbet gjyqin në Londër. Do vijojë të jetë non grata

Sali Berisha humbet gjyqin në Londër. Do vijojë të jetë

Sali Berisha ka humbur gjyqin në Londër. Do të vijojë të jetë i padëshiruar në tokën angleze.

Kështu ka vendosur Komisioni Special në Londër, ku ai kishte ankimuar shpalljen non-grata.

Berisha ka humbur betejën që kishte ndërmarrë me Ministrinë e Brendshme në Britaninë e Madhe, pasi apelimi i tij nuk është pranuar nga Komisioni i Apeleve të Emigracionit.

“Home Office” e shpalli “non-grata” më 19 korrik 2022 Berishën.

Ai akuzohet se është i përfshirë në korrupsion, ka lidhje me botën e krimit dhe është i gatshëm t'i përdorë ato lidhje.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për t'i ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”, shkruhet në vendim.