Salianji vetëdorëzohet në polici! Do të kryejë dënimin në burgun e Fierit
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saliani është paraqitur në ambientet e drejtorisë së Policisë së Burgjeve ku do të kryejë procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.
Salianji deklaroi për mediat se betejën e tij për të vërtetën do ta vijojë edhe nga qelia.
“Jam shprehur që do të përballem kudo dhe me këtë ndërmarrje banditeske për të më hequr lirinë. Shpresoj që beteja ime të frymëzojë qytetarët. Ne jemi më të mirë se ta, ne vendosim sakrificën për të thënë të vërtetën, pasi ajo nuk ka çmim. Nuk kam dashur protestë para drejtorisë së policisë ku po shkoj të vetëdorëzohem. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”, tha Salianji.
Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, Salianji do të dërgohet më pas në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Prej aty, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do ta transportojë drejt Burgut të Fierit.