Aktualitet

‘Sami Frashëri’ aty ku ishte', Veliaj: Nëse Basha dhe Kryemadhi më tregojnë një shkollë që kanë bërë, unë e lë këtë pozitë

‘Sami Frashëri’ aty ku ishte', Veliaj: Nëse Basha dhe

Kryetarja e LSi-së Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmë në Opinion se Shkolla Sami Frashëri nuk do të ndërtohet aty ky është, por do zhvendoset pasi ai trual do i kthehet ish pronarëve. Kryebashkiaku e përgënjeshtroi përmes një mesazhi Blendi Fevziut. 

Ndërsa sot në intervistë me News 24, kreu i Bashkisë Veliaj tha se Kryemadhi po përhap panik dhe po shfrytëzon hallet e njerëzve për politikë. Ai garantoi se shkolla do ndërtohet aty ku ishte dhe se të enjten do të ketë një inspektim.

Kryebashkiaku Veliaj sfidoi Bashën dhe Kryemadhin ku tha se nëse tregojnë një shkollë që kanë ndërtuar, ai do e lërë këtë pozitë.

Veliaj:

Kryetarja e LSi ka 30 vite që ja fut kot duke përdor një zhargon popullor, hap panik shfrytëzon hallet e njerëzve për poliitkë, është kartë e djegur. Ka filluar puna, pasnesër do jemi me Ogertën për inspektim tek Sami Frashëri, janë 11 shkola në total, por si gjithmonë kryetarja e LSi gënjen publikisht pa u skuqur, duhet  ti vijë trp se ka njerëz e familje që nuk i kanë asnjë borxh. Por kështu është kur vetë nuk kanë ngritur asnjë shkollë. Flet frojdi para se të flasin faktet. Vlera e pronës rritet kur janë institconet pranë. Arkitetura jo vetëm do zhgënjeje ata që trajtojnë shqiptarët budallenj. Do jetë dritare e re per gjeneratën e shqiptarëve se Sami Frashëri ka qenë shkoll elite e Tiranës, Momentalisht nxënësit e Samiut janë të Çajupi, Nëse Basha dhe Kryemasdhi me tregojnë një shkollë, do e lë këtë pozitë se them e kanë lënë një gjurmë në këtë qytet. Përgjigja fatkeqsisht është; Asnjë gjurmë!