Aktualitet

Samiti i BE-së në Tiranë/ Rama: 6 dhjetori nuk është ditë pushimi!

Samiti i BE-së në Tiranë/ Rama: 6 dhjetori nuk është

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme është shprehur se 6 dhjetori nuk do të jetë ditë pushimi, duke përgënjeshtruar lajmet që kanë qarkulluar në media.

Rama ka folur edhe për masat e larta të sigurisë që do të merren ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, duke thënë se janë standarde të vendosura nga Këshilli Europian dhe nuk mund të negociohet për to.

Rama: Nuk është marrë asnjë ditë pushimi është lajm i rremë. Puna do të vazhdojë normalisht. Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, vendosen bazuar në rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Europian që kudo ku zhvilojnë aktiviteet kanë masa standarde. Forcat Tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në Këshillin Europian për masat e sigurisë. Këto nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie së më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE dhe për ta ka masa ekstreme sigurie.