Samiti që u mbajt dje në Londër, vitin tjetër do të mbahet në Tiranë

E Premte 19 Korrik 2024, 09:20
TiranaPost
Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt dje në Londër, vitin tjetër do të mirëpritet nga Shqipëria.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama teksa shkruan:
"MIRËMËNGJES 😊
dhe me lajmin e bukur se Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt dje në Londër, vitin tjetër do të mbahet në Tiranë si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë", shkruan Rama.