Aktualitet

Sanatoriumi do të kthehet për herë të dytë në spital Covid

Sanatoriumi do të kthehet për herë të dytë në

Për herë të dytë “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në Spital Covid 2, për shkak të numrit të pacienteve të shtruar tek Infektivi. Përgatitjet do të nisin nga dita e nesërme sipas mediave, ndërsa vendimi nuk është zyrtarizuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacientët që janë tek “Shefqet Ndroqi” mendohet se do të transportohen tek ish-ambientet e kirurgjisë në QSUT, i planifikuar për skenarin e COVID-3.

Sanatoriumi u kthye në COVID 2, por nuk u vu në funksion plotësisht, pasi kapaciteti i numrit të të prekurve me Covid plotësohej nga Infektivi.

Aktualisht tek Infektivi janë të shtruar 72 pacientë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Infektivi ka një kapacitet prej 120 shtretërish.