Aktualitet

Saranda do të bëhet me port!

Saranda do të bëhet me port!

Në Sarandë do të ndërtohet një port! Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ky projekt do të zhvillojë më tej ekonominë e qytetit bregdetar.

Saranda do të bëhet me port!

“Në pak javë do japim gjithë autorizimet, për portin e tretë, atë të Sarandës. Ai do jetë dhe i pari që do të fillojë. Kemi marrë një propozim fantastik, që ndryshon paradigma ndaj zhvillimit të Sarandës. Shqipëria do të hyjë në hartën e turizmit të detit, në aspektin e ekonomisë së detit, jo zhytjes dhe daljes nga uji të personave. Ne besojmë që aeroporti i Kukësit do jetë operacional në pranverë. Kam thënë që 120 vota për PD do t’i sjellë me avion nga Londra. I ftoj që të mbledhin kreditë duke sharë sa më shumë, se do fluturojnë falas dhe zbresin në Kukës të votojnë për PD”, tha Rama në një konferencë për shtyp me gazetarët me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.