Aktualitet

Schiuma-party në plazhet e Jugut! Ish-ministri Beqaj iu drejtohet pronarëve të lokaleve të njohura: Po i bëni karshillëk Covid-it

Schiuma-party në plazhet e Jugut! Ish-ministri Beqaj iu drejtohet

Një ditë më parë zv.kryeministri Erion Braçe postoi video të të rinjve të mbledhur në festa dhe schiuma-party në disa prej lokaleve të njohura në plazhet e Jugut. I njëjti shqetësim ngrihet sot edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me mënyrën e sjelljes së të rinjve ndaj Covid-it.

Beqaj kërkon ndëshkimin e merituar për bizneset, sepse karshillëku i administratorëve të lokaleve sipas tij hedh poshtë sakrificën 5-mujore të mjekëve. Ish-ministri gjithashtu ka përmendur edhe emrat e disa bizneseve në jug të Shqipërisë që nuk respektojnë asnjë rregull të vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

"Lufta me Covid-19 është luftë në territor. Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit. Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë. Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor. Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia. Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit. Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor. Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit", shkruan Beqaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

BOLL BERE POLITIKE ME SEMUNDJEN! SPITALI ESHTE I FUNDIT! Ndaj boll me politike kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shume perkushtim, pasion, dashuri, deshire, pune e sakrifica sa kurre nuk i ke pare kund! KJO SEMUNDJE KA RREGULLAT E SAJ E AS QE KANE LIDHJE ME POLITIKEN; KANE LIDHJE ME TY SI QENIE E PERGJEGJSHME E QE SHPERNDAN KETE PERGJEGJSHMERI; JO MLLEF, URREJTJE, LIGESI, PROVOKIME, POLITIKEN E ULET TE NJOHUR TASHME! Jane te thjeshta rregullat; MBAJ DISTANCE FIZIKE, MBAJ MASKE KUR NUK RRI DOT LARG, LAJ DUART! Kaq! Spitali nuk hyn ne to! Spitali eshte i fundit dhe ne te gjithe boten eshte keshtu! Urdhero, shihi keto video te se shtunes mbrema dhe te dieles, vetem pak dite me pare, ne JALE, PALASE, LEKURS! Perse nuk u flet ketyre? Cfare tu bej spitali ketyre e prinderve te ketyre? Ta bej qeveria? Po patjeter, por sa nderhyn qeveria aty ti e quan cenim te lirise kushtetuese, sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti therret per masa ekstreme te papershtatshme per realitetin ekonomik! Shihi pak shishet e shampanjes qe nuk pihen por sperkasin ajrin, njeri tjetrin e pastaj pishinen-si realitet ekonomik! KY ESHTE PROBLEMI! Spitali do mbahet fale punes e sakrifices se punetoreve te mjekesise, por sjellja e tille eshte sfide e ulet ndaj cdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari qe rrezikon jeten per te semure prej harbimit apo te infektuar nga kalamajte e harbimit! Ndaj boll me politiken me semundjen! Eshte e neveritshme! VO: tani kam dicka me Tatimet; Shihni kupone ju ke keto vaskat me shishe shampanje?!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on