Aktualitet

S'duhet të qëndrosh në një dhomë më shumë se 15 minuta: Si të bashkëjetosh me një të infektuar pa rrezikuar

S'duhet të qëndrosh në një dhomë më

Kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga pandemia e koronavirusit, dhe disa rregulla anti-koronavirusit mund të jenë harruar edhe pse nuk duhet. Por si është të bashkëjetosh me një të infektuar? Të jesh brenda një shtëpie dhe të kujdesesh edhe për veten qe të mos infektohesh? Mjekja e familjes Olta Hiso Tërnova ka treguar në një intervistë rregullat dhe disa këshilla për të gjithë ata që kanë një familjar me Covid. Ajo thotë se nuk mund të qëndrosh më shumë se 15 minuta në një dhomë me të infektuarin ndërkohë që bën thirrje që maska mos të hiqet!

Olta Hiso Tërnova:

 “Aktualisht kam 10  pacientë me Covid. 2 prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Komunikojmë përditë dhe u tregojmë se ç’duhet të bëjnë, çfarë mjekimesh të marrin. Një person që bashkëjeton në një shtëpi me një të prekur nga virusi duhet të këtë parasysh, që të jetojnë në dhoma të ndara. Të jetë i izoluar. T’i shërbehet me maskë nga familjarë të tjerë. Kur lëviz nëpër shtëpi, I prekuri mban maskë. Ka lugën, pirunin e vet, që nuk përzihen më të anëtarëve të tjerë të familjes.

Çarçafët , këllëfi, peshqiri, ndërrohen përditë. Nuk qëndrohet më shumë se 15 minuta në dhomën e pacientit. Ajrosja e shtëpisë është shumë e nevojshme. Kjo zgjat sipas të dhënave të fundit ky izolim zgjat deri 8 ditë, por ne rekomandojmë dy javë. Një pjesë e qytetarëve nuk i respektojnë këto masa, dhe ne rekomandojmë të mos e ulin vigjilencën, pavarësisht daljes dhe aplikimit të vaksinës”.

S'duhet të qëndrosh në një dhomë më

*Tiranapost.al.