Aktualitet

Seancat gjyqësore do të bëhen online! Rregullat e reja që do zbatohen me hapjen e gjykatave

Seancat gjyqësore do të bëhen online! Rregullat e reja që do

Qeveria vendosi sot hapjen e të gjitha gjykatave në vend, dy muaj pasi u vendos për mbylljen e tyre. Por seancat gjyqësore për çështjet administrative, civile dhe penale do të zhvillohet sipas kushteve të reja.

Në një akt normativm bëhet me dije se të gjitha seancat do të zhvillohen me dyert të mbyllura.

Pjesëmarrja e palëve në proceset gjyqësore do të bëhet në distancë, pra online. Këtu përfshihen ndërhyrësit kryesorë, ndërhyrësit dytësorë, prokurori, të pandehurit, të paraburgosurit, avokati mbrojtës, viktima, viktima akuzuese, paditësit, të paditurit civilë, avokatët e shtetit, dëshmitarët, ekspertët, përkthyesit si dhe çdo pjesëmarrës tjetër të përfshirë ose të interesuar.

Mënyra e ndërlidhjes në distancë duhet të sigurojë, në çdo rast, shikueshmërinë e ndërsjellë të personave të pranishëm në të dyja vendet e ndërlidhura dhe mundësinë e dëgjimit nga të gjitha palët.

Në këto raste provat apo dokumentet shkresore do të dërgohen nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik si dhe të dërgohen brenda të njëjtës ditë, nëpërmjet shërbimit postar, me dërgesë të porositur.