Aktualitet

Seancë e veçantë në Kuvend, në përkujtim të viktimave të Holokaustit

Seancë e veçantë në Kuvend, në përkujtim të

Kuvendi do të mbajë sot dy seanca parlametare. E para që ka nisur në orën 10:00 po mbahet në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Parlamentarët janë ngritur në këmbë në nderim të viktimave.

Fjalën e ka nisur kryeparlamentarja.

“Shqipëria ka qenë atdhe rezervë për hebrenjtë. Shqipëria nuk pati kurrë ligje antihebre”, u shpreh Lindita Nikolla.

Fjalën do ta mbajnë më pas edhe kryetarët e grupeve.

Një videomesazh e dërgoi kryeministri izraelit Naftali Bennet.

“Në shumë mënyra, Shqipëria është lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit.

Ende ka shumë punë për të bërë dhe jemi dëshmitar të një rritje të antisemitzimit në mbarë botën. Hebrenjtë nuk nidhen të sigurt kur ecin në rrugë duke veshur simbole fetare.

Izraeli si shtëpia e opoullit hebre vecohet nga forumet botërore. Një vend si Irani kërcënon publikisht se do të shkatërrojë Izraelin. Këtë vit Shqipërisë iu desh të përjetonte nga afër sjelljen brutale të Iranit.

Faleminderit që organizuat këtë seancë pleanre sot. Ne do të sigurojmë të ardhme më të mirë”, tha Bennet.

Në 27 janar është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005.