Aktualitet

Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri në Tiranë: Dy vëllezërit të hetuar në Spanjë për trafik droge

Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri në Tiranë: Dy

Policia e Tiranës ka përfunduar sot një operacion sekuestrimi të pasurisë ndaj dy vëllezërve pas kërkesës së prokurorisë. Mediat i kanë identifikuar me emrat Sokul Marku dhe vëllai i tij E.Marku. Dyshohet se pasurinë me vlerë 5 milionë euro ata e kanë vendosur përmes aktiviteteve të paligjshme. Për dy vëllezërit nga Mirdita thuhet se janë hetuar në Spanjë për trafikim të drogës dhe dyshohet se ata jepnin para me fajde.

Bëhet me dije se në Tiranë, Sokol Marku ka njësi me sipërfaqe 53.6 m2, truall me sipërfaqe 1261 m2, ndërtesë me sipërfaqe 150 m2, apartament me sipërfaqe 50 m2, truall me sipërfaqe 412.3 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 173.8 m2, apartament në Kavajë me sipërfaqe 70 m2, dhe në Qerret një lavazh. Sekuestrohet dhe një biznes me sipërfaqe trualli 3 mijë e 600 m2 dhe ndërtim 260 m2 në rrugën ”Dora Distria”.

Gjithashtu në rrugën ”Shaqir Hoshafi” është sekuestruar biznesi me sipërfaqe 115 m2, në rrugën e Dibrës ndërtesë 3-katëshe.

Sokol Marku rezulton të jetë i dënuar dy herë në Shqipëri, në vitin 2013 me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe 1 muaj burg në vitin 2016 nga Apeli i Tiranës për kundërshtim të një punonjësi që kryen shërbim publik.

Marku akuzohet dhe për trafik drejt Italisë dhe pastrim parash së bashku me vëllanë e tij, ndërsa nën hetim të pasurive janë vënë dhe familjarë të tjerë të tij.

*Tiranapost.al.