Sekuestrohen pasuritë e Adriatik Llalla: Ja çfarë i janë marrë ish-kryeprokurorit

Gjykata vendos sekuestrimin e pasurive të ish- Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili po gjykohet për mosdeklarim të të ardhurave. Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, e cila njofton sot se sekuestrimi është masë parandaluese autonome nga procesi penal që është duke u zhvilluar ndaj Llallës. Nëse ish-kryeprokurori shpallet fajtor, rrezikon nga dënimi me gjobë deri në tre vite burg.
Nga 2018-ta një apartament në pronësi të Llallës dhe disa prona u vendosën në sekuestro preventive, pas akuzës së ngritur ndaj tij.
Pasuritë e sekuestruara:
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.