Aktualitet

Raporti i spitalit: Sëmundjet nga të cilat vuan Agim Kajmaku

Raporti i spitalit: Sëmundjet nga të cilat vuan Agim Kajmaku

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, u arrestua mbrëmjen e së hënës në nj spital privat në Tiranë, ku ishte paraqitur për shkakto disa problemeve shëndetësore.

Sipas një vërtetimi nga spitali të publikuar nga TCH, Kajmaku kishte shkuar në spital për shkak të problemeve kardiake dhe diabetit.

Në vërtetimin nga spitali thuhet se ai vazhdon të jetë në spital pasi vuan nga sëmundjet: hematemeze dhe diabet melloitus.

Raporti i spitalit: Sëmundjet nga të cilat vuan Agim Kajmaku

Kajmaku u akuzua vitin e kaluar për falsifikim të vulave, stampave ose i formularëve, falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij.

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë për të hënën seancën e verifikimit të kushteve të masës se sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës. Shkak është bërë mosprania fizike e Kajmakut në seancë. Ndërkohë nga salla e gjyqit avokati ka pretenduar se deri pasditen e djeshme Kajmaku ka qenë në spital.

Prokurori i çështjes ka kërkuar shpallje të moskompetencës dhe dërgim në Gjykatën e Apelit.