Aktualitet

Sergio Mattarella i përgjigjet Elon Musk për marrëveshjen e emigrantëve

Sergio Mattarella i përgjigjet Elon Musk për marrëveshjen e

Presidenti Italisë, Sergio Mattarella ka reaguar pas deklaratës së Elon Musk në lidhje me marrëveshjen e emigrantëve.

“Këta gjyqtar duhen ndryshuar”, shkroi Musk në një komentnë X duke iu referuar gjyqtarëve italianë që kërkuan kthimin e emigrantëve nga kampi i Gjadrit sërish në Itali dhe rrëzimin e marrëveshjes Rama-Meloni.

Presidenti italian tha në përgjigjen etij se Italia është një vend i madh demokratik dhe sipas tij di të kujdeset për veten.

“Italia është një vend i madh demokratik dhe duhet të ritheksoj, me fjalët e përdorura në një rast tjetër, më 7 tetor 2022, se “ajo (Italia) di të kujdeset për veten në përputhje me Kushtetutën e saj”.

Çdokush, veçanërisht nëse, siç është paralajmëruar, do të marrë një rol të rëndësishëm qeveritar në një vend mik dhe aleat, duhet të respektojë sovranitetin e tij dhe nuk mund të marrë përsipër detyrën për t’i dhënë atij receta”.