Aktualitet

Sezoni i provimeve, në auditorë apo online? Pritet sot vendimi për Universitetet

Sezoni i provimeve, në auditorë apo online? Pritet sot vendimi

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi këtë të shtunë se Universitetet do të vijojnë me mësimin online, por për shkak të sezonit të provimeve në muajin shkurt, ka pasur ankesa nga studentë të cilët ngrenë pikëpyetje për provimet online por dhe nga pedagogë. Mësohet se sot në orën 14:00 ministrja e Arsimit Evis Kushi do të takohet me rektorët e Universiteteve ku do të flasin për këtë çështje dhe pritet të merret edhe një vendim.

Në media flitet se rektorët kanë disa skenarë për ti propozuar ministris ësë arsimit, dhe prej tyre është që provimet e studentëve për sezonin të jepen me prezencë fizike në klasa. Megjithatë ngelet shqetësimi për shkak të kapaciteteve në auditore dhe respektimit të distancës e masave të tjera të sigurisë nga koronavirusi.

Pas takimit, pritet që ministrja Kushi të njoftojë vendimin, nëse do të ketë ndryshime.

*Tiranapost.al.