Aktualitet

SHBA do i bashkohet Covax: Vaksina do shpërndahet në vendet e varfra. A do përfitojë Shqipëria?

SHBA do i bashkohet Covax: Vaksina do shpërndahet në vendet e varfra.

Nën qeverisjen e Joe Biden, SHBA-të do të bashkohen me projektin Covax ky synohet që me OBSH-në në krye vaksinat anti koronavirusit të shpërndahen edhe në vendet e varfra. Këtë ka thënë këshilltari kryesor mjekësor në SHBA, Anthony Fauci. Në një mbledhje të bordit ekzekutiv të OBSH-së ku Amerika rikthehet pas vendimit të Trump të lënë marrëveshjen, doktor Fauci tha:

"Presidenti Biden do të lëshojë më vonë një direktivë e cila do të përfshijë qëllimin e Shteteve të Bashkuara për t'u bashkuar me COVAX dhe për të mbështetur ACT-Accelerator për të përparuar përpjekjet shumëpalëshe për vaksinën COVID-19, shpërndarjen, qasjen e barabartë, kërkimin dhe zhvillimin”.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten anëtare të OBSH-së, tha Fauci pasi Biden njoftoi se do ti jepte fundit procesit të tërheqjes së vendit nga OBSH. Uashingtoni, i cili është donatori më i madh i OBSH-së, zyrtarisht u bashkua me Organizatën me bazë në Gjenevë në vitin 1948.

Trump ndaloi financimin e OBSH dhe njoftoi procesin për t'u tërhequr nga agjencia në korrik të vitit 2020. Ish presidenti gjithashtu refuzoi të bashkohej me projektin COVAX.

Shqipëria është pjesë e Covax, ku vendet sigurojnë vaksinat anti-Covid përmes pagesës dhe donacioneve nga vendet më të zhvilluara. Shqipëria ka aktualisht rreth 1000 vaksina të para të siguruara nga një shtet të cilin kryeministri ka preferuar të mos e tregojë. Ndërsa në javët në vijim pritet të mbërrijnë doza të tjera.

A do përftojë Shqipëria me angazhimin e SHBA-ve dhe Biden tek Covax? Kjo mbetet për t'u parë. Covax i përfshin të gjitha vaksinat që garantojnë sigurinë.

Artikulli referuar Reuters.

*Tiranapost.al