Aktualitet

SHBA mbledh grupin negociator për Reformën Zgjedhore

SHBA mbledh grupin negociator për Reformën Zgjedhore

Ndërkombëtarët vijojnë përpjekjet për të kontribuar në arritjen e një konsensusi mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Sipas A2, ambasadorja Yuri Kim ka thërritur në takim ekipin negociator dhe ambasadorët e BE, OSBE dhe atë të Britanisë së Madhe.

“Ambasadorja ka thirrur një mbledhje me të 4 aktorët e Këshillit Politik, OSBE, BE, dhe Britaninë e Madhe, për të ofruar një vlerësim të dorës së parë për negociatat dhe të sigurojë që reforma të përmbyllet, në përputhje me rekomandimet e ODIHR”, ka informuar zyra e shtypit e Ambasadës amerikane.

Për Reformën Zgjedhore nuk pati një marrëveshje mes palëve më 31 maj, që ishte caktuar edhe si afati i fundit për kompromis. Kujtojmë se ditën e djeshme ambasadorët patën një takim me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, pas të cilit nuk dhanë asnjë koment.

Lexo më shumë: