Aktualitet

OBSH pesimiste! Mjekët s’po mbrohen nga qeveritë. Ilaç nuk është gjendur, po bëhen eksperimente jo serioze

'Pandemia po ecën me ritme të shpejta. U deshën 67 ditë nga rasti i parë i raportuar për të arritur në 100,000 raste të para, 11 ditë me 100,000 raste të tjera dhe vetëm 4 ditë për të shënuar 100,000 raste po të reja. E shihni se si virusi po përhapet shpejt'.

OBSH pesimiste! Mjekët s’po mbrohen nga qeveritë. Ilaç

Më shumë se 300 mijë raste me të infektuar kemi në gjithë botën, nga pothuajse çdo vend i botës. Kjo është e dhimbshme. Kështu e nisi deklaratën e tij kreu i OBSH-së Tedros Adhanom i cili nuk flet aspak me nota optimiste nisur nga trajektorja e rasteve të koronavirusit, por bën thirrje për bashkëpunim mes qeverive dhe qytetarëve, ndjekjen e udhëzimeve për të qëndruar në shtëpi dhe bashkëpunimin për të luftuar virusin. Ai tha se shifra e mjekëve që infektohen është alarmante dhe bëri thirrje nga vendet e G20 të solidarizohen dhe të sigurojnë mjetet e nevojshme për të garantuar sigurinë në punën e tyre. Lidhur me kurën e virusit, shefi i OBSH-së tha se ende nuk ka dhe se përdorimi i medikamenteve të tjera mund të bëjë më shumë keq, apo edhe nga fakti se ato medikamente nevojiten për pacientë me sëmundje të tjera.

Deklarata e tij: 

Pandemia po ecën me ritme të shpejta. U deshën 67 ditë nga rasti i parë i raportuar për të arritur në 100,000 raste të para, 11 ditë me 100,000 raste të tjera dhe vetëm 4 ditë me 100,000 raste po të reja. E shihni se si virusi po përhapet shopejt.

Por ne mund të ndryshojmë trajektoren e kësaj pandemie. Numrat kanë rëndësi sepse nuk janë thjesht numra. Janë njerëz, jeta dhe familjet e të cilëve janë kthyer përmbys.

Ajo që ka më shumë rëndësi tani është ajo që bëjmë. Nuk mund të fitoni një lojë futbolli vetëm duke u mbrotjur. Duhet të sulmosh gjithashtu.

Qëndrimi në shtëpi dhe masa të tjera distancimi janë të rëndësishme për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Që të fitojmë kemi nevojë të sulmojmë virusin me taktika agresive, të testojmë çdo rast të dyshuar, të izolojmë dhe të kujdesemi për çdo rast me të infektuar. Gjuhet të gjurmojmë dhe të karantinojmë çdo kontakt të personit të infektuar.

Ne e pranojmë që disa vende po luftojnë mbi kapacitetin e tyre për të zbatuar këto masa.

Disa vende kanë treguar se mobilizimi me burime nga vende më pak të prekura nga virusi i rrisin këto kapacitete. Jemi gjithashtu mirënjohës që disa vende kanë dërguar Ekipe mjekësore për t'u kujdesur për pacientët dhe për të trajnuar punonjës të shëndetit në vendet e tjera që kanë nevojë për mbështetje. Ky është një shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit ndërkombëtar.

OBSH ka punuar me vendet për vite të tëra për të ngritur një rrjet të Ekipeve të Urgjencës Mjekësore pikërisht për situata të tilla.

Por mjekët mund të bëjnë punën në mënyrë efektive nëse e bëjnë duke qëndruar të sigurt dhe të mbrojtur. Vazhdojmë të dëgjojmë raste alarmante nga e gjithë bota për mjekë të infektuar. Nëse nuk bëjmë diçka dhe nuk sigurojmë së pari mjekët, shumë njerëz do të vdesin. Zgjidhja e këtij problemi për shtimin e pajisjeve mbrojtëse, kërkon angazhim dhe koordinim politik në nivel global.

Këtë javë do u drejtohem krerëve të shteteve dhe qeverive nga vendet e G20. Ndër çështje të tjera, unë do t'u kërkoj atyre që të punojnë së bashku për të rritur prodhimin, për të shmangur ndalimet e eksportit dhe për të siguruar barazi të shpërndarjes se pajisjeve mjekësore, në bazë të nevojës.

Ne kemi nevojë për unitet në vendet e G20, të cilët kanë më shumë se 80% të PBB-së globale. U kërkoj liderëve solidaritet.

Kuptojmë gjithashtu nevojën e dëshpëruar për kurën ndaj virusit. Aktualisht nuk ka asnjë trajtim që është faktuar të jetë efektiv kundër Covid-19. Përdorimi i medikamenteve të paprovuara dhe pa bazë shkencore mund të ngjallë shpresa të rreme dhe mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Ato medikamente janë të nevojshme për të trajtuar sëmundje të tjera.