Aktualitet

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i infektuar nga Covid-19

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i infektuar nga

Skënder Brataj është infektuar me koronavirusin e ri. Ai ka bërë analizat dhe ka rezultuar pozitiv. Lajmin e konfirmon ministria e Shëndetit. Kreu i Urgjencës Kombëtare ndodhet në vetizolim në shtëpinë e tij.

Në një postim në Facebook, ministrja Manastirliu shkruan: 

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!
#BashkëDeriNëFund

-Situata me mjekët që po infektohen është alarmante në nivel global, tha dje drejtori i OBSH-së i cili u bëri dje thirrje qeverive që të përmirësojnë kushtet, të sigurojnë dhe të garantojnë mbrojtjen e nevojshme, në radhë të parë të mjekëve pasi virusi po përhapet me shpejtësi.

Mbi 2400 mjekë janë të infektuar në Itali.