Aktualitet

Shefja e Infektivit Najada Çomo, e para në Shqipëri që vaksinohet kundër Covid

Shefja e Infektivit Najada Çomo, e para në Shqipëri që

Shefja e Infektivit, Najada Çomo është e para që është vaksinuar kundër Covid-19 në Shqipëri.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët procesi i vaksinimit nisi në orën 15:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania”.


Menjëherë pas vaksinimit të mjekes Çomo dozën e parë e mori edhe kryeministri Edi Rama. Siç u tha edhe nga infermieret të cilat kryejnë injektimin e dozave të vaksinës kundër Covid, secili nga personat që injekton vaksinën do të qëndrojë në ambientet e stadiumit nën monitorim për rreth 30 minuta.