Aktualitet

Shefja e ONM reagon për emërimin e Aida Hajnaj në krye të BKH-së

Shefja e ONM reagon për emërimin e Aida Hajnaj në krye të

Një hap i rëndësishëm! Kështu e quan shefja e ONM-së në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera, emërimin e Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose siç njihet ndryshe FBI-së Shqiptare.

Shefja e ONM-së ka shpërndarë statusin e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca i cili nga Twitteri shkruan se me emërimin e Aida Hajnajt në krye të BKH-së si dhe funksionimin e BKH-së, tanimë do hidhet një tjetër hap me rëndësi në implementimin e reformës në Drejtësi.

‘Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri’, shkruan Calavera përbri statusit të ambasadorit të BE.

Shefja e ONM reagon për emërimin e Aida Hajnaj në krye të

Aida Hajnaj e cila deri më dje mbante postin e zv.drejtoreshës së Policisë së Shtetit, u votua unanimisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të vendoset në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të gjithë anëtarët e KLP votuan, me 9 vota pro. Aida Hajnaj u propozua nga SPAK. 

Megjithatë PD ka hedhur akuza për përzgjedhjen e Aida Hajnajt në krye të BKH-së duke thënë se me vendosjen e saj qeveria Rama do që të kapë edhe këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.