Aktualitet

‘Shefqet Ndroqi’ rikthehet në spital Covid brenda javës: Sa është kapaciteti për pacientët e infektuar

‘Shefqet Ndroqi’ rikthehet në spital Covid brenda javës:

Situata tek Spitali Infektiv vijon të jetë e rënduar për shkak të koronavirusit. Aktualisht janë të shtruar 85 pacientë, ku 10 janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Për këtë arsye është vendosur që Spitali Universitar Shefqet Ndroqi të rikthehet në spital Covid-2 duke nisur nga mesi i javës, për të pritur e trajtuar pacientët më koroanvirus. Spitali do ketë 125 shtretër për pacientët, ndërsa shërbimet për pacientët e këtij spitali bashkë me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavion të dedikuar tek Ish-Kirurgjitë në QSUT.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pas konsultimit me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Ministrja njofton gjithashtu se pas spitalit COVID2, janë në dispozicion edhe spitalet COVID3 dhe COVID4, me një kapacitet rreth 500 shtretër.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20