Aktualitet

Shembet galeria në minierën e Martaneshit, nxirret një i plagosur, dyshohet për të tjerë të bllokuar

Shembet galeria në minierën e Martaneshit, nxirret një i

Është shembur një galeri në një minierë kromi në fshatin Thekën, në zonën e Martaneshit. Katër ambulanca dhe forca policie janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes për shkak se thuhet të ketë mbi 6 minatorë brenda, të cilët po punonin në momentin e shembjes.

Sipas informacioneve paraprake 6 minatorë janë ende të mbetur brenda galerisë ndërkohë që 1 i plagosur është nisur me urgjencë drejt Tiranës, me helikopter. Po punohet për të shpëtuar persona të tjerë.

Nuk dihen ende shkaqet e shembjes së minierës dhe rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur. Autoritetet lokale kanë ekipe ndihme nga Burreli dhe Dibra.

Lajmi në përditësim...

*Tiranapost.al.