Aktualitet

Shënohet numër i lartë të shëruarish nga koronavirusi në një ditë

Shënohet numër i lartë të shëruarish nga koronavirusi

100 është numri i të shëruarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një njoftimi në Facebook, shoqëruar me një foto të mjekëve në dukje të lumtur, ministrja shkruan: 

'Gjatë 24 orëve të fundit, 100 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm'!

Ndërkaq, 7239 shkon në total numri i të shërvuarve në Shqipëri nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit. 

Ndërkaq, pritet përdit?7simi i situatës në vendin tonë për nga numri i të infektuarve të rinj, pacientëve të shtruar dhe nëse ka pacientë që nuk e kanë fituar betejën me virusin.