Aktualitet

Shënohet numri më i lartë i të prekurve me Covid. 5 pacientë humbën jetën

Shënohet numri më i lartë i të prekurve me Covid. 5

Pesë persona të infektuar kanë humbur jetën dhe 154 raste të reja nga COVID 19, janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.

Bashkë me rritjen e numrit të testimeve, është rritur edhe numri i të prekurve që rezulton të jetë më i larti regjistruar ndonjëherë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm”, tha Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)

Testime totale            48319

Raste pozitive              6971

Raste të shëruara         3616

Raste Aktive                3142

Humbje jete             213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1717

Durrës            377

Shkodër         273

Fier                 134

Lezhë              122

Vlorë              115

Korçë              111

Kukës             92

Elbasan          84

Berat              48

Dibër              38

Gjirokastër    31