Aktualitet

Shërbimet Online u kursyen shqiptarëve 4 milionë euro!

Shërbimet Online u kursyen shqiptarëve 4 milionë euro!

Kryeministri Rama nga konferenca me Ekonominë në Fokus tha se shërbimet online u kanë kursyer shqiptarëve 4 milionë euro. Duke përmendur pandeminë dhe tërmetin dhe duke krahasuar me sistemin e shërbimit digjital në 2013-n, Rama tha se: dy goditjet e rënda që kemi marrë njëra pas tjetrës tërmeti dhe pastaj pandemia, nuk do ishin përballuar dot siç janë përballuar nëse nuk do të ishim në fazën e këtij revolucioni kur këto dy ngjarje të mëdha e gjetën Shqipërinë.

Edi Rama:
Parafytyroni se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur të duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi që t`iu shërbenim të gjithë qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni sikur kjo ngjarje shumë e rëndë kjo fatkeqësi e madhe të na kishte gjetur në kohën kur ky shtet, kishte vetëm 1% të shërbimeve online.

Kemi 1207 shërbime, nga 50 mijë përdorues të mëparshëm kemi 1.87 milionë përdorues. Nga 51 mijë aplikime për shërbimin online në vitn 2013, sot në vitin 2021 kemi 7.7 milionë. Nëse në 2013-ën kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione, sot ka 55 databaza që shkëmbejnë info në kohë reale me 145 milionë transaksione, me numër ndërveprimesh onine e rritur 211 herë.

Nga ana tjetër kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë kur ka ardhur ne apo më saktë qytetarët shqiptarë do të kishin konsumuar 472 vjet pritje nëpër radha, pra janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje nëpër radha. Si kohë e harxhuar.

Vetëm gjatë periudhës së pandemisë janë shërbyer 1.2 milionë subjekte janë kursyer përvec të tjerave 293 vite pritje. Dhe në total u janë kursyer qytetarëve përmes shërbimeve online, 4 milionë euro që do kishin shkuar vetëm për tarifat minimale por prap tarifa për dokumenta në radhë, pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfeteve që ky sistem i asgjëson komplet. Për ato shërbime që sot ne kryejmë.

Sot Shqipëria ka faktikisht 95% të shërbimeve online, qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë në asnjë zyrë, të takojnë asnjë lloj personi, nuk ka nevojë të bëjnë asnjë hap nga vendi ku janë nëse kanë me vete smartfonin e tyre apo duhet të lëvizin në kompjuterin në dhomë apo dikush pranë.