Aktualitet

Sherr për pronën mes dy familjeve në Tiranë: Tre të plagosur

Sherr për pronën mes dy familjeve në Tiranë: Tre të

Një sherr raportohet të ketë ndodhur në Tiranë në rrugën ‘Xhaferr Zelka’ mes dy familjeve për shkak të pronës. Mësohet se pas konfliktit me sende të forta, kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre një fëmijë i mitur, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar.

Policia u referohet me inciale, ku A.K është konfliktuar me A.A. Ata kanë filluar të godasin njëri tjetrin me sende të forta dhe për pasojë janë dëmtuar familjarët, mes tyre një i mitur dhe dy gra që ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se ndërhyri në kohë dhe ngjarja nuk u përshkallëzua më tej.

Njoftimi i plotë:

Ndërhyrja në kohë e Pólicisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një kónflikti të ashpër mes dy familjeve, për motive pronësie. Përdorën sende të forta gjatë kónfliktit, árrestohen në flágrancë 2 shtetas.

Shërbimet e Pólicisë në Komisariatin Nr. 4, pas njoftimit të marrë së në rrugën “Xhaferr Zelka” kishte një kónflikt të áshpër për motive pronësie, mes dy familjeve, dhe se gjatë kónfliktit ishin përdorur sánde të forta, menjëherë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të kónfliktit mes këtyre familjeve. Shërbimet e Pólicisë kapën dhe árrestuan në flágrancë shtetasit: A. K., 39 vjeç dhe A. A., 47 vjeç.

Shtetasi A. K. dhe fqinji i tij, shtetasi A. A. janë përfshirë në një kónflikt të áshpër duke e góditur njëri-tjetrin me sénde të fórta dhe për pasójë kanë mbetur të démtuar familjarët e tyre, shtetasi i mitur me iniciale Xh. K., shtetaset L. K. dhe T. A., të cilët ndodhen në spítal, nën kujdésin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.