Aktualitet

Pas sherrit mes dy mesueseve tek shkolla Çajupi, shkarkohet edhe drejtoresha

Pas sherrit mes dy mesueseve tek shkolla Çajupi, shkarkohet edhe

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e gjimnazit “Çajupi” në Tiranë, Vojsava Kumbulla pas sherrit të dy mësueseve që shkaktoi 4 të plagosur.

Kjo lëvizje ka ndodhur pas ankesave të vazhdueshme të mësuesve që drejtoresha e Çajupit ka qenë në dijeni më herët për mosmarrëveshjet.

Mësueset e historisë dhe letersisë u pezulluan nga puna direkt dhe po hetohen në gjendje të lirë.

Sherri filloi në oborrin e shkollës, ndërsa më pas për t’u sqaruar mësueset shkuan në lokal ku konfliktit iu bashkuan edhe familjarët e tyre.

Aty konflikti degradoi në përplasje me sende të forta duke përdorur edhe karriget. Mësohet nga mediat se njëri prej të afërmve ka qënë një efektiv i policisë, i identifikuar si Çim Qefalia dhe dyshohet se është personi që ka qëlluar në ajër me armë.

Tiranapost.al