Qyteti

Sheshi Skënderbej do të kthehet në Fun Zone për botërorin Katar 2023! Ja si do të organizohet

Sheshi Skënderbej do të kthehet në Fun Zone për

Nga data 20 Nëntor deri më 18 dhjetor Sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në një hapësirë tifozerie, ku qytetarët e Tiranës mund të ndjekin, nëpërmjet një ekrani gjigant, të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Sportdashësit do të shijojnë përballjen e Kampionatit Botëror të Futbollit “Katar 2022” në një atmosferë që vetëm Tirana Fun Zone mund ta ofrojë. Lajmin e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë dje në ndeshjen miqësore mes moshave në futboll Shqipëri-Katar, organizuar nga ambasada e Katarit.

Sheshi Skënderbej do të kthehet në Fun Zone për

“Ka shumë njerëz që pyesin a do të ketë aktivitete gjatë Kampionatit Botëror në Tiranë. Përgjigja është: PO! Sheshi Skënderbej do të jetë një Fun Zone i madh, ku secili merr flamurin e skuadrës së zemrës, familjen e tij, shokët e miqtë për të ndjekur ndeshjet. Ne duam që periudhën nëntor-dhjetor ta kthejmë në një festë të madhe, për të brohoritur ekipet e zemrës, të kemi mundësi të kalojmë bukur këtë fundvit”, tha Veliaj.

Me këtë rast, kreu i Bashkisë dha lajmin se me 6 dhjetor Tirana pret përgjigjen nëse do të jetë edhe “Qyteti Europian i Sportit 2023”.

“Ne, si qytet i Tiranës, kemi aplikuar për titullin “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Përgjigja vjen në 6 dhjetor, por deri në atë datë, të gjithë do të punojmë fort që aplikimi ynë të jetë fitues. Ashtu siç kishim një vit fantastik si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të kemi një vit akoma më të bukur dhe akoma më të madh, me më shumë aktivitete, si ‘Qyteti Europian i Sportit 2023’”, njoftoi Veliaj.