Shfaqet për herë të parë Fatos Nano, pas problemeve të rënda shëndetësore
Është shfaqur për herë të parë ish-kryeministri Fatos Nano, pas një periudhe të vështirë me shëndetin.
Ishte mjeku okulist, Pajtim Lutaj ai që publikoi dy foto me Nanon.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drekë e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbresëlënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj, duke bërë kështu edhe një përditësim të gjendjes shëndetësore të Fatos Nanos.
Fatos Nano qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet, vitin e kaluar dhe u intubua për shkak të një problemi respirator, që në gjuhën mjekësore, njihet si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.