Aktualitet

Shfaqja e sëmundjes zgjat 3-90 ditë! ISHP jep informacion për bakterin që është konstatuar te salçiçet Wudi

Shfaqja e sëmundjes zgjat 3-90 ditë! ISHP jep informacion për

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë informacion në lidhje me sëmundjen e listeriozës, që shkaktohet nga bakteri me të njëjtin emër, pasi AKU-ja njoftoi se patogjeni ishte konstatuar te salçiçet Wudi. ISHP bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë person të konfirmuar me sëmundjen.

Periudha e inkubacionit të bakterit deri në shfaqjen e shenjave të sëmundjes zgjat nga 3 deri në 90 ditë.

“Shenjat e lehta të sëmundjes ngjasojnë më ato të një viroze stine, temperaturë e lartë dhe probleme gastro-intestinale. Por për personat me imunitete të dobët, përfshi dhe gratë shtatzënë, konsumimi i salsiçeve të kontaminuara mund të rezultojë fatal”, tha Artan Simaku , specialist në ISHP për A2CNN.

Epidemiologët ju bëjnë thirrje qytetarëve që kanë konsumuar këto produkte, nëse kanë shenja dhe shqetësime t’i drejtohen mjekut të familjes.

Sëmundja e listeriozës shfaqet vetëm tek individët që kanë konsumuar produkte të kontaminuara dhe nuk është ngjitëse për personat e tjerë. Bakteri mund të gjendet edhe në perime e produkte të tjera, ndaj rekomandohet larja mirë e tyre dhe gatimi në temperaturë të lartë.

Por në rastin e salsiçeve, ato nuk duhen konsumuar deri në një njoftim të dytë, ndërsa për produktet e ngjashme me to, duhet respektuar afati i përdorimit.

Tiranapost.al